LA Clippers mposht me rezultat të thellë San Antonio Spurs

Basketboll

LA Clippers mposht me rezultat të thellë San Antonio Spurs

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Los Angeles Clippers mposhtën skuadrën e San Antonio Spurs.

Clippers fituan me rezultat të thellë 119 – 97 ndaj San Antonios.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, pasi në çerekun e parë krijuan një epërsi të madhe ndaj San Antonio.

Më pas çerekët e tjerë ishin të baraspeshuar, me në fund fitues LA Clippers.

Më i miri në parket për Los Angeles Clippers ishte Norman Powell me 26 pikë, dy asistime dhe një kërcim.

Për Spurs lojë të mirë zhvilloi Jakob Poeltl me 20 pikë të shënuara, tri asistime dhe tetë kërcime.

Kështu LA Clippers tashmë kanë 10 fitore dhe shtatë humbje këtë edicion në NBA.

Ndërsa, San Antonio Spurs kanë gjashtë fitore dhe 11 humbje gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat