Sigal Prishtina debuton me humbje në Ligën ENBL

Basketboll

Sigal Prishtina debuton me humbje në Ligën ENBL

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 19:03
Sigal Prishtina

Gjiganti  i basketbollit, Sigal Prishtina ka debutuar sot në Ligën ENBL.

Sigal Prishtina është mposhtur nga klubi ukrainas Budivelnyk, në ndeshjen debutuese në Ligën ENBL.

Sigal Prishtina pësoi humbje në deficit prej 23 pikëve, respektivisht me shifrat 85:62 nga Budivelnyk.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 38:29 në favor të ukrainasve, të cilët e vazhduan paraqitjen e mirë edhe në pjesë e dytë, të cilën e dominoi me rezultat të thellë 47:33.

Ndeshja e dytë për bardhekaltrit do të jetë nesër me fillim nga ora 15:00 kundër Kalev/Cramo, ku në të kaluarën Sigal Prishtina ishte përballur ndaj kësaj skuadra në kualifikimet e FIBA Europe Cup, duke pësuar disfatë të thellë 98:61.

Rezultati final i ndeshjes, 85:62 në favor të Budivelnyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat