Ndeshja e fundit për Yllin

Basketboll

Ndeshja e fundit për Yllin

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:06
Ndeshja e fundit për Yllin

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli sot (e mërkurë) do të ketë ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup. Ylli nga ora 20:00 në Prizren do të përballet me skuadrën gjermane, Brose Bamberg.

Therandasit kanë një fitore e katër humbje, ndërsa gjermanët tri fitore e dy humbje. Pikërisht fitorja e vetme ishte ndaj Bamberg, 78:81.

Derisa për Yllin kjo është ndeshja e fundit dhe përshëndetëse nga kjo garë, gjermanët duan fitoren për kualifikimin tutje.

Kujtojmë se kjo është hera e parë për kampionët e Kosovës që luajnë në garat ndërkombëtare.

Pasi nuk mundën të kualifikoheshin në grupet e Ligës së Kampionëve, Ylli për herë të parë mori pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat