Fabian Gjuka optimist, Elbasani favorit për të hyrë në elitë 

Basketboll

Fabian Gjuka optimist, Elbasani favorit për të hyrë në elitë 

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2023 Në ora: 15:14
Fabian Gjuka

Trajneri nga Kosova, Fabian Gjuka, i ka të qarta ambiciet e tij me ekipin e Elbasanit, pretendojnë hyrjen në elitën e basketbollit shqiptar (meshkujt).

Punohet me zell të shtuar me synim që të janë gati për sfidat e përfundimtares, me bindje se do të realizojnë objektivat.

Nuk do të jetë edhe lehtë për faktin se kanë për rivalë Flamurtarin dhe Partizanin.

Elbasani u ballafaqua me telashe në gjysmësezonin e parë, për shkak se pati mungesë të madhe në pozitën e qendrës. 

Megjithatë Elbasani është kandidat numër një për të hyrë në elitën e basketbollit. 

Gjuka beson e shpreson se do të përfundojnë në vend të parë.

“Nëse se arrijmë vendin e parë sigurisht të dytin me të cilin do të sigurojmë lojën vendimtare me ekipin e parafundit për inkuadrim në Superligë.

Klubi ka bërë sakrificë të madhe materiale”, thotë Gjuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat