Krasniqi, pjesëmarrës në Punëtorinë e JB NBA Ligës në Paris

Basketboll

Krasniqi, pjesëmarrës në Punëtorinë e JB NBA Ligës në Paris

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:34
Krasniqi

Drejtori Teknik i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Krasniqi ka marrë pjesë në Punëtorinë (Workshopin) e NBA Junior League, në Paris të Francës.

Në këtë Workshop kanë ligjëruar: Neal Meyer, Drejtor i NBA për Evropë dhe Lindje të Mesme, Dawn Smyth, drejtoreshë e NBA International Operations, Henry Utku, udhëheqës i Programeve Zhvillimore të JR NBA, si dhe Adrian Carmos, menaxher i JR NBA Ligës.

Temat kanë qenë si të zhvillohen më mirë kapacitetet organizative të federatave, por edhe zhvillimin e talenteve të reja.

Gjithashtu ka qenë e organizuar Klinika e Trajnerëve me ligjërues: Rex Kalamian asistent i Detroit Pistons, Brad Burgess dhe Amadou Mbodji asistente te Chicago Bulls.

Workshopi dhe Klinika kanë qenë shumë të mirëseardhura për pjesëmarrësit e kësaj ngjarje dhe Krasniqi këtë përvojë do ta bartë në basketbollin e Kosovës.

Pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues nga 50 shtete, ndërsa Kosova nga viti i kaluar është pjesë e JR NBA Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat