Triumfon Tirana

Basketboll

Triumfon Tirana

Më: 24 janar 2023 Në ora: 23:07
Triumfon Tirana

Tirana ka triumfuar në derbin e qytetit ndaj Partizanit me rezultat 69:67 (18:13, 18:17, 17:21, 16:16), në xhiron e shtatë të Ligës Unike të femrave.

Sfida ka qenë shumë interesante, duke u vendosur nga dy pikë në fund nga kapitenia Dajana Baraj, që ishin pikët e vetme të saj në këtë ndeshje, por i sollën dy pikë shumë të rëndësishme skuadrës bardheblu.

Në fakt, ndeshjen më mirë e nisën mysafiret me epërsi 5:12, por një seri e vendaseve prej 12:0, bëri që të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë çerekun e parë 18:17.

Tirana vazhdoi me lojë të mirë në periudhën e dytë, për të krijuar epërsinë më të lartë 33:17, por Partizani u rikthye për të ngushtuar shifrat, ndërsa pjesa e parë përfundon 36:30.

Në periodën e tretë, Tirana sërish u shkëput, kësaj radhe në 15 pikë, 47:32, por skenar i njëjtë u përsëri sërish, me Partizanin që rikthehet dhe rezultati pas 30 minutash ishte 53:51.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, ku 2:21 minuta nga fundi, Partizani po fitonte 59:67, por nga ky moment Tirana me një seri të jashtëzakonshme dhe vendimtare përmbys rezultatin për të fituar 69:67.

Më e dalluara te Tirana ishte Enisa Qosja me 31 pikë, tri kërcime e tri asistime, ndërsa te Partizani, Antoinette Alyssa me 23 pikë.

Tirana ka dy fitore e pesë humbje, ndërsa rivali lokal, Partizani katër fitore e tri humbje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat