Është mbyllur raundi i 21-të i Euroleague në basketboll, me grekët e Olympiacos dhe spanjollët e Real Madrid që kryesojnë të vetëm renditjen. Të dyja këto skuadra kanë dalë fituese në takimet e fundit.
Real Madrid mundi 91-86 Barcelona në derbin spanjoll, në një ndeshje me shumë rivalitet, që u vendos pas kohës shtesë. Ky sukses i jep kreun ekipit madrilèn, duke zbritur katalanasit në vendin e tretë.
Fitore të rëndësishme korri Olympiacos, që mundi 95-89 Maccabi në Athinë, duke korrur suksesin e 14-të në këtë turne. Pas kohës shtesë fiton edhe Baskonia Gasteiz, që mundi 114-111 kampionët e Anadolu Efes.
Euroleague – Raundi i 21-të
Real Madrid – Barcelona, 91-86
Alba Berlin – Valencia Basket, 88-94
Monaco – Armani Milano, 101-88
Panathinaikos – Zalgiris Kaunas, 89-65
Villeurbanne – Fenerbahce, 91-77
Crvena Zvezda – Partizan Beograd, 78-79
Baskonia Gasteiz – Anadolu Efes, 114-111
Olympiacos – Maccabi Tel Aviv, 95-89
Bayern Mynih – Virtus Bolonja, 91-84