Boston fiton derbin

Basketboll

Boston fiton derbin

Më: 29 janar 2023 Në ora: 11:10
Boston fiton derbin

Boston Celtics dhe Los Angeles Lakers janë dy skuadrat më të mëdha në NBA dhe mbrëmë janë përballur në TD Garden.

Ka qenë një ndeshje spektakolare e zhvilluar në praninë e rreth 20 mijë tifozëve, ku u desh të luhet edhe koha shtesë për tu kuptuar fituesi.

Celtics në fund fituan pas vazhdimeve me rezultat 125:121 pasi koha e rregullt kishte përfunduar baras 105:105.

Dyshja e Celtics, Jaylen Brown dhe Jayson Tatum kanë shënuar më shumë se gjysmën e pikëve në këtë takim pasi së bashku realizuan 67 sosh.

Brown e mbylli ndeshjen me 37 pikë, nëntë kërcime e tre asistime, derisa Tatum shtoi 30 pikë të tjera e 11 kërcime.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Malcolm Brogdon që realizoi 26 pikë.

Te mysafirët si gjithmonë LeBron James ishte më i miri në ndeshje me 41 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime.

Anthony Davis u rikthye nga lëndimi dhe kontribuoi me 16 pikë e 10 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Lakers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat