Përforcohet Prishtina

Basketboll

Përforcohet Prishtina

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 19:13
Përforcohet Prishtina

Sigal Prishtina vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit.

“Alo/qendra e fuqishme amerikane, Nate Grimes, shton edhe më shumë cilësi dhe centimetra në skuadrën.

Amerikani Nate Grimes, 26 vjeçar, i cili luan në pozitat 4 dhe 5, është transferi më i ri i skuadrës sonë! 

Ai ka luajtur në elitat e shteteve si: Izrael, Gjermani, Belgjikë dhe Finlandë.

Grimes gjatë gjithë karrierës ka luajtur me dyshifror të dyfishtë pikësh & kërcimesh.

Është lojtar dominant si në sulm si në mbrojtje.

Në NCAA ka luajtur për skuadrën Fresno State me mesatare 11.4 pikë dhe 10.2 kërcime. 

Karrierën profesionale e filloi tek skuadra elitare finlandeze, Kobrat.

Në vitin 2021 u transferua tek nënkampioni belg, Kangoeroes Basket ku ka luajtur me mesatare prej 18.0 pikësh dhe 11.9 kërcimesh dhe në të njëjtin sezon ka luajtur edhe për skuadrën e njohur gjermane BG Göttingen. Së fundmi ishte pjesë e ekipit të Superligës së Izraelit, Hapoel Eilat”, njofton Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat