Ish presidentja e Kosovës, ka disa fjalë për Thaqin

Basketboll

Ish presidentja e Kosovës, ka disa fjalë për Thaqin

Nga: K.G. Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:07
Pamje nga takimi

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka pritur basketbollisten Edona Thaqi, e cila po shkëlqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Takova basketbollisten Znj. Edona Thaqi ku diskutuam për projektet të cila po planifikon t'i realizoj në Kosovë.

Edona Thaqi është një sportiste tejet e suksesshme, e cila tashmë po vazhdon karrierën në ligën elitare të basketbollit NBA, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ajo edhe pse jeton dhe vepron në ShBA, qëllim kryesor ka zhvillimin dhe trajnimin e talenteve të reja në Kosovë. Prandaj, këtë verë ajo do rikthehet me projekte konkrete për basketbollistet e Kosovls. 

Edona përveç talentit, ka edhe shumë pasion dhe dedikim! Prandaj, suksesin do e ketë të garantuar”, ka shkruar Jahjaga në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat