Bora në finale

Basketboll

Bora në finale

Më: 24 mars 2023 Në ora: 23:19
Topi i basketbollit

Bora është skuadra e dytë finaliste në Ligën e Parë të Meshkujve.

Skuadra prishtinase në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ka mundur Vushtrrinë në udhëtim 71:79, që ishte sfida e tretë mes këtyre dy skuadrave në këtë fazë dhe Bora siguroi kualifikimin tutje me seri 2:1.

Bora në finale do të përballet me Istogun, që kishte eliminuar New Basket.

Skuadra fituese do të inkuadrohet në Superligë për edicionin e ardhshëm, kurse finalisti do të luajë në “play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat