Grumbullohen vashat e Kosovës të udhëhequra nga Shemsije Stublla

Basketboll

Grumbullohen vashat e Kosovës të udhëhequra nga Shemsije Stublla

Më: 25 mars 2023 Në ora: 21:12
Grumbullohen vashat e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në grup-moshën U20 në konkurrencën e femrave është grumbulluar për herë të parë për ndeshjet të cilat do t’i zhvillojnë në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B, që do të mbahet gjatë datave 28 korrik-6 gusht, në Kraiova të Rumanisë.

Vajzat U20 në krye kanë ish-basketbollisten e gjeneratës së artë të KB Universitetit, Shemsije Stublla Tolaj, e cila po ndihmohet nga asistenti i parë slloven Marko Roner si dhe trajneri Qëndrim Demi.

Stublla e cila është ish-basketbolliste e Universitetit të Prishtinës, është ndarë e kënaqur me motivin e treguar nga vashat e Kosovës në këtë stërvitje, duke besuar se mund të krijojnë një ekip mjaft konkurrues për Evropianin, që zhvillohet në Rumani.

Në grumbullimin e parë kanë qenë të ftuara 23 vajza, duke përfshirë edhe lojtaret që luajnë jashtë Kosovës, të cilat priten t’i bashkohen grumbullimeve të radhës.

Si te vajzat ashtu edhe tek stafi teknik i Përfaqësues është parë motiv dhe përkushtim drejt rezultateve pozitive në këtë Kampionat.

Kosova ndodhen në Grupin C, së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat