Dy ndeshje interesante në basketboll, vëmendja në Suharekë

Basketboll

Dy ndeshje interesante në basketboll, vëmendja në Suharekë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Përballje shumë interesante do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepcës.

Therandasit kanë 19 fitore e shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 15 fitore e 11 humbje.

Kjo është edhe një sfidë ndërmjet kampionit dhe nënkampionit aktualë të Kosovës.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet dy skuadrave me traditë, Pejës dhe Bashkimit.

Pejanët kanë 19 fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 14 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat