Zhgënjen Partizani

Basketboll

Zhgënjen Partizani

Më: 26 mars 2023 Në ora: 12:15
Pamje nga një ndeshje

Partizani fitues i Kupës së Shqipërisë ka humbur 81-61 ndaj Tiranës derbin e kryeqytetit, i vlefshëm për javën e 17-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra.

Ndonëse pritej një sfidë e fortë, në fushë komandoi ekipi bardheblu, ku u dallua Verri me 20 pikë.

Fitore të lehtë korri Flamurtari kampion, që në fushën e tij mposhti 93-60 Elbasanin e vendit të fundit.

Takimi ishte një formalitet për vlonjatet, ku u dallua Jacobsson me 33 pikë e 11 asist, mbështetur nga Belly me një “triple double” (29 pikë, 10 rebound, 10 asist).

Fiton edhe Studenti, 81-25 ndaj Barleti Basket në derbin kryeqytetas (Megi Spahiu 27 pikë e 10 rebound), duke mbajtur të gjalla shpresat për një vend në play off. Kryeqytetaset janë një pikë pas Vllaznisë së vendit të katërt, që sot ishte pushim.

Kategoria e Parë-Femra, java e 17-të

Flamurtari – Elbasani, 93-60

Tirana – Partizani, 81-61

Studenti – Barleti Basket, 81-25

Vllaznia (pushim)

Renditja: Flamurtari 28 pikë, Tirana 28 pikë, Partizani 25 pikë, Vllaznia 21 pikë, Studenti 20 pikë, Barleti Basket 16 pikë, Elbasani 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat