Zyrtaret e saj në Programe të rëndësishme ndërkombëtare

Basketboll

Zyrtaret e saj në Programe të rëndësishme ndërkombëtare

Më: 29 mars 2023 Në ora: 16:03
Vlora Braha

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) vazhdon të investojë në kuadrot e saj. Si rrjedhojë e kësaj, Zyrtaret e FBK-së janë pranuar në Programe të rëndësishme ndërkombëtare dhe po vazhdojnë shkollimin për tu avancuar në karrierë, ndërsa këtë përvojë do ta shfrytëzojnë në basketbollin e Kosovës.  

Pas pranimit të Menaxheres së Financave në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Nadire Kajashi në Programin e FIBA Europe, WiLead (Women in Lidership 2.0), në këtë Program është pranuar edhe Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive në FBK. Ky program ka filluar më 28 shkurt online ndërsa do të kulmojë me Seminarin (Workshop-in), që do të mbahet më 23/24 qershor në Lubjanë të Sllovenisë. Ky është edicioni i dytë i këtij Programi.

Menaxherja e Eventeve në FBK, Artina Hasani është pranuar në programin S2ABC Project - A new training opportunity in Sport Administration. Ky kurs zhvillohet në gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe tremujorin e parë të vitit 2024. Modulet e këtij Programi do të jenë online, ndërsa prezantimi do të jetë në Bruksel dhe diplomimi do të mbahet në Kosovë. Tri modelet kryesore janë: Menaxhimi i Projektit, Financa dhe Burimet Njerëzore.

Këshilltarja Ligjore për Sport në FBK, Enea Hajdari është pranuar në FIBA Foundation European Youth Leadership Program 2023. Programi është një mundësi për të rinjtë për të fituar aftësi të tjera drejtuese dhe përvojë vullnetare.

Pjesa e parë e këtij programi do të mbahet nga 14 deri më 16 qershor në Mies (Gjenevë) të Zvicrës, ndërsa do të vazhdojë deri në shtator.  

Vëzhguesja e ndeshjeve në FBK, Vlora Braha është pranuar në FIBA Technical Delegate Workshop Cycle 2023-2025. Ky Seminar do të mbahet në Lubjanë të Sllovenisë më 16-18 qershor, ndërsa pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri në lidhje me kualifikimet e EuroBasket 2025, detyrat e një delegati teknik të FIBA-s gjatë një dite, duke përfshirë edhe veshjen, praktikë në aktivitete të ndryshme dhe punën si ekip në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat