Sfida e dytë mes Bora-s dhe Istogut

Basketboll

Sfida e dytë mes Bora-s dhe Istogut

Më: 31 mars 2023 Në ora: 13:30
Koshi

Sonte (e premte) zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.

Bora dhe Istogu përballen në një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante. Takimin e parë e fitoi Istogu 85:74.

Nëse istogasit fitojnë sonte do të fitojnë Ligën e Parë dhe sigurojnë hyrjen në Superligë për edicionin e ardhshëm, ndërsa nëse prishtinasit fitojnë, atëherë do të zhvillohet ndeshja e tretë vendimtare.

Finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës, për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat