Fitorja e radhës për verdhezinjtë

Basketboll

Fitorja e radhës për verdhezinjtë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 22:18
Peja

Peja vazhdoi me fitore, duke treguar formë të mirë para “Play-off”-it, ndërsa mundi bindshëm Rahovecin me rezultat bindës 68:103 (14:18, 17:33, 20:33, 17:19), në javën e 28-të të Prince Caffe Superligës.

Vetëm çereku i parë ishte i barabartë, por në atë të dytë dhe të tretë, pejanët ishin bindshëm më të mirë për të treguar fuqinë e saj në këtë sfidë, ndërsa në dhjetë minutat menaxhoi epërsinë, për të mos e rrezikuar fitoren dhe për të triumfuar bindshëm 68:103.

Më të mirët te vendasit ishin Jack Pagenkopf me 16 pikë e shtatë asistime dhe Gary Blackston me 18 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore duke dhënë kontributin e tyre në këtë fitore: Thomas 16, Arti Hajdari e Alban Veseli nga 15, Tate 14 dhe Joseph 12.

Rahoveci i mbylli garat e rregullta në vendin e tetë me katër fitore e 24 humbje, ndërsa Peja siguroi gjysmëfinalen e “Play-off”-it me 21 fitore e shtatë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat