Peja triumfon në finalen dramatike në “Karagaç”, titulli vendoset në Mitrovicë 

Basketboll

Peja triumfon në finalen dramatike në “Karagaç”, titulli vendoset në Mitrovicë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 maj 2023 Në ora: 19:37
Pamje nga ndeshja e kaluar

Peja ka shënuar fitore me rezultat 87:83 (30:26, 23:22, 18:17, 16:18) në ndeshjen e katërt finale të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mbi 3.000 mijë shikues në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, panë një finish dramatik e për infarkt, por pejanët u treguan me të përqendruan dhe ngadhënjyen me meritë.

Peja barazohet në seri të fitoreve me rezultat 2:2 me mitrovicasit.

Në çerekun e parë pejanët e filluan furishëm madje avancuan edhe me 11 pikë (22.11),por mitrovicasit gradualisht afrohen në rezultat dhe e ngushtojnë atë në 30;26 në minutën e 10-të.

Çereku i dytë me rivalitet të madh dhe mitrovicasit në një moment afrohen edhe në pikë për të përfunduar 20 minutat e parë me rezultat 43:38 në të mirë të Pejës.

Në minutën e 29-të Peja shkëputet më 6 pikë epërsi (71:65) ndaj mitrovicasve.

Në minutën e 33-të, rezultati ngushtohet në vetëm dy pikë (74:72) dhe më pas barazohet në 74:74. 

Në minutën e 34-të, Alban Veseli me treshe kalon epërsi pjesën me rezultat 77:74. 

Në minutën e 36-të, epërsia e parë e mitrovicasve (77:78). 

Në minutën e 38-të, Jalen Tate me një treshe e kthen epërsinë (82:80) e Pejës dhe anë anën tjetër presin.  

Erjon Kastrati me një treshe ngushton rezultatin në 84:83 por Arti Hajdari me dy gjuajtje të lira nuk iu dridh dora duke shënuar për 86:83. 

Trepça mbetet e hendikepuar pa Hajrizin pasi që dy minuta pa përfunduar sfida u ndëshkua me pesë gabime personale.

Peja ngadhënjeu me rezultat 87:83 ndaj Trepçës dhe kampioni vendoset në Mitrovicë.

Basketbollisti Jalen Tate me 27 pikë, së bashku me Brad Waldow 14 e Alban Veseli me 13, janë më efikasit në radhët e Pejës.

Drilon Hajrizi më i shquar në petkun e Trepçës, me gjithsej 24 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat