​Zyrtare: Rami Hadar trajner i Kosovës në basketboll

Basketboll

​Zyrtare: Rami Hadar trajner i Kosovës në basketboll

Më: 22 maj 2023 Në ora: 14:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Rami Hadar është trajneri që do ta drejtojë Kombëtaren e Kosovës në basketboll për tri vitet e ardhshme.

Prezantimin e trajnerit izraelit e ka bërë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu.

Në konferencë për media, Fetahu tha se është nder që Hadar ka pranuar që ta drejtojë Kosovën dhe se nën drejtimin e tij pret rezultate të mira në ndeshjet kundër Danimarkës dhe Zvicrës në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Nga ana tjetër, Hadar tha se në Kosovë po ndjehet si në shtëpinë e tij dhe në momentin që ka marr ofertën e ka pranuar me shumë kënaqësi.

Ai tha se objektivi i tij me Kosovën është që të ketë rezultate sa më të mira, por edhe krijimin e një gjenerate të re në Kombëtaren e Kosovës në Basketboll.

Hadar gjithashtu tha se planifikon prurje të reja në kombëtare duke përfshirë edhe natyralizime të tjera përveç atyre katër që janë momentalisht në kombëtare.

Në lidhje me përzgjedhjen e Hadar, i pari i FBK së bëri të ditur se vendimi ishte marrë disa javë më parë dhe jo për shkak të suksesit që ai pati me Pejën ku u shpall kampion i Kosovës duke e mposhtur Trepçën në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat