E habitshme se çfarë bëjnë kroatët për Drazhen Petroviqin 

Basketboll

E habitshme se çfarë bëjnë kroatët për Drazhen Petroviqin 

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:29
Drazhen Petroviq

Kroatët nuk i harrojnë legjendat pavarësisht se cilit sport i takon!

Mediumi kroat “Veçernj List” i ka kushtuar një numër special basketbollistit Drazhen Petroviq, që humbi jetën para 30 viteve në një aksident komunikacioni. 

“Me rastin e 30-vjetorit të largimit të Drazhen Petroviqit, ‘Veçernji list’ ka bërë një numër special prej 132 faqesh për lexuesit e saj për Mozartin e basketbollit. 

Historia e Drazhenit është historia e liderit të një brezi, kapitenit, idhulli që fitoi mijëra tifozë të basketbollit dhe sportit, djalit të vogël nga Shibeniku. 

Ju gjithashtu mbani mend ndeshjet më të mira të Drazhenit, do të zbuloni detaje të shumta të panjohura më parë nga jeta dhe karriera e Drazhenit”, shkruan mes të tjera media kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat