Rregullat e reja të NBA, yjet privohen nga një tjetër privilegj

Basketboll

Rregullat e reja të NBA, yjet privohen nga një tjetër privilegj

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 14:56
Pamje nga një ndeshje

NBA ka zyrtarizuar ditën e sotme “Player Participation Policy” ose e interpretuar në shqip Rregullat e Pjesëmarrjes të Lojtarëve. Një lëvizje e tillë bëhet me qëllim që të limitohen ditët që merren pushim nga lojtarët, të cilët konsiderohen yje të parketit.

Duke nisur nga ky sezon yjet e NBA për të evituar që të aktivizohen në dy takime radhazi u duhet që të kenë statusin “All-Star”. Kriteri kryesor për të patur një status të tillë për një lojtar është të jetë ftuar në tre sezonet e fundit në “All-Star Game”.

Duke nisur nga ky sezon skuadra që vendos të pushojë një yll në ndeshjet e njëpasnjëshme duhet të lajmërojë Ligën një javë përpara dhe lojtari duhet të plotësojë tri kushte për të aplikuar për një “privilegj” si ky.

Kushtet:

1) Të ketë mbushur 35 vjeç

2) Të ketë grumbulluar gjatë karrierës të paktën 34.000 në sezonin e rregullt

3) Të ketë luajtur të paktën 1.000 ndeshje (sezon I rregullt dhe  play-off).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat