Triumfojnë Real Madrid e Barcelona, Olympiacos fiton derbin me Panathinaikos

Basketboll

Triumfojnë Real Madrid e Barcelona, Olympiacos fiton derbin me Panathinaikos

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:51
Pamje nga ndeshja Panathinaikos – Olympiacos

Ka startuar sezoni 2023-2024 i Euroleague në basketboll për meshkuj, turneu më i rëndësishëm kontinental.

Një sezon që nisi mbarë për kampionët në fuqi të Real Madrid, që fituan 79-77 ndaj Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll.

Pa problem fiton edhe Barcelona, që mundio 91-74 turqit e Anadolu Efes, ndërkohë që skuadra tjetër turke e Fenerbahce mposhti 85-82 italianët e Armani Milano. Bayern mynih fitoi 80-68 derbin me Alba berlin, ndërsa Olympiacos fitoi derbin grek me Panathinaikos 88-78.

Sic dihet, në fazën play off kualifikohen 8 skuadrat më të mira, ndërkohë që luhet me sistem vajtje-ardhje.

Euroleague-Raundi 1

Crvena Zvezda – Villeurbanne, 94-73

Maccabi Tel Aviv – Partizan Beograd, 96-81

Virtus Bolonja – Zagiris Kaunas, 79-82

Bayern Mynih – Alba Berlin, 80-68

Barcelona – Anadolu Efes, 91-74

Fenerbahce – Armani Milano, 85-82

Panathinaikos – Olympiacos, 78-88

Valencia Basket – Monaco, 70-65

Baskonia Gasteiz – Real Madrid, 77-79

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat