Trepça sfidon Pejën

Basketboll

Trepça sfidon Pejën

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:51
Pamje nga një ndeshje

Superliga e Basketbollit rikthehet sot me ndeshjet e javës së 10-të.

Padyshim që sfida kryesore e kësaj xhiro do të luhet në “Minatori”, ku do të ballafaqohen dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Peja.

Pasi nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, të dy skuadrat janë përqendruar në garat vendore, ku kanë ambicie të mëdha në këtë edicion. Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me gjashtë fitore e dy humbje, kurse pejanët në vendin e parë me shtatë fitore e një humbje, duke e bërë sfidën edhe më interesante të shtunën.

Këto dy skuadra u përballen edicionin e kaluar në finale të Play-off-it, ku triumfuan verdhezinjtë, që u shpallën kampionë, ndërsa ‘Xehetarët’ triumfuan në Superkupën e Kosovës, duke mundur pikërisht pejanët.

Takimi tjetër i ditës së sotëm është dueli mes Bashkimit dhe Istogut. Prizrenasit kanë tri fitore e gjashtë humbje, kurse istogasit një fitore e tetë humbje. Pikërisht fitoren e vetme “Djemtë e Bjeshkës” e kanë ndaj prizrenasve.

Ndërkaq, dueli i parë i së dielës është ndeshja mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit numërojnë dy fitore e gjashtë humbje, kurse kuqezinjtë janë në një formë të lartë, ku kanë pesë fitore radhazi pas katër humbjeve radhazi.

Xhiro e dhjetë mbyllet me një tjetër derbi ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Therandasit kanë pesë fitore e katër humbje, ndërsa prishtinasit pesë fitore e tri humbje.

Superliga / Java e 10-të

Sot takohen:

17:00 Trepça-Peja      

19:00 Bashkimi-Istogu

Nesër takohen:

17:00 Proton Cable Prizreni-Vëllaznimi         

19:00 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat