Denver e Miami triumfojnë

Basketboll

Denver e Miami triumfojnë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:43
Pamje nga ndeshja

Philadelphia qëndron në grupin e skuadrave pretendente në Konferencën e Lindjes pas fitores 146-141 ndaj Washington, në një ndeshje spektakolare. Joel Embiid me 34 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes. Fitojnë edhe kampionët e Denver, që mposhtën 129-121 Atlanta jashtë fushe, ndeshje ku Murray e Jokic realizuan 54 pikë së bashku.

Skuadra e Dallas, falë 35 pikëve të Doncic, mundi 120-113 Memphis, duke korrur një fitore të madhe jashtë fushe. Minnesota ruan kreun e renditjes në Perëndim pavarësisht humbjes 121-107 në fushën e Neë Orleans. Për vendasit u dallua Zion Williamson, autor i 36 pikëve.

Fiton skuadra e Miami, që falë 24 pikëve të Robinson dhe 23 të Butler, mundi 116-114 Charlotte. Ekipi i Clippers mposhti 132-127 Portland, ndeshje ku diferencën e bëri Leonard me 34 pikë. moment të mirë po kalon Oklahoma, në vendin e dytë në Perëndim, duke fituar sot 134-120 ndaj Utah Jazz, sfidë ku u dallua Shai me 30 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Miami, 114-116

Detroit – Indiana, 123-131

Orlando – Cleveland, 104-94

Philadelphia – Washington, 146-141

Atlanta – Denver, 122-129

New York – Toronto, 136-130

Houston – San Antonio, 93-82

Memphis – Dallas, 113-120

Milwaukee – Chicago, 133-129

New Orleans – Minnesota, 121-107

Oklahoma – Utah Jazz, 134-120

Sacramento – Brooklyn, 131-118

Clippers – Portland, 132-127

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat