Serbia e ka fituar medaljen e bronztë në basketboll në Lojërat Olimpike “Paris 2024” pas fitores ndaj Gjermanisë.
Serbët e fituan ndeshjen me 10 pikë diferencë, 93-83, ku gjermanëve iu takoi vetëm një çerek.
Çerekun e parë serbët e fituan me nëntë pikë diferencë, 30-21, ndërsa çerekun e dytë e fitoi Gjermania me vetëm një pikë epërsi, 17-16.
Kurse, dy çerekët e fundit, serbët i fituan të dyja me diferencë nga një pikë, 25-26 dhe 20-21.
Finalja në basketboll në Lojërat Olimpike “Paris 2024” luhet sonte me fillim nga ora 21:00 ku do të përballen Franca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.