Dita e diele për adhuruesit e basketbollit do të jetë e mbushur me plot emocione.
Dy ndeshje tejet interesante do të jenë në programin e “Pro Credit” Superligës.
Në Suharekë, në palestrën “13 qershori” do të zhvillohet derbi i Anadrinisë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.
Ndeshja nis nga ora 17:00.
Kurse, lojë tjetër mjaft interesante pritet të jetë ajo mes Proton Cable Prizrenit dhe kampionit në fuqi Trepçës.
Përballja zhvillohet nga ora 19:00.