Denver Nuggets pësuan një humbje tronditëse në shtëpi nga skuadra më e dobët në ligë, Washington Wizards, me rezultat 126:123.
Jordan Poole dha një trepikësh në dy sekonda të mbetura për t’i dhënë fitoren Washingtonit dhe e mbylli ndeshjen me 19 pikë.
Rookie Alex Sarr kryesoi Wizards me 34 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa në anën tjetër, Nikola Jokic shënoi 40 pikë me 13 kërcime dhe nëntë asistime.
Shai Gilgeous-Alexander shënoi 48 pikë dhe Oklahoma City Thunder mposhti Detroit Pistons 113:107.
Gilgeous-Alexander bëri 17 nga 26 goditjet nga fusha, duke përfshirë 4/6 trepikëshe, dhe shtoi gjashtë asistime dhe tre vjedhje për Oklahoma City, e cila fitoi për herë të nëntë në dhjetë ndeshjet e fundit.
Cason Wallace shtoi 20 pikë për Thunder, dhe Isaiah Hartenstein shënoi 12 pikë dhe 10 kërcime.
Tobias Harris kryesoi Pistons me 18 pikë, ndërsa rezervisti Dennis Schroder shënoi 17 pikë dhe 11 asistime.
Rezultatet:
Detroit Pistons – Oklahoma City Thunder 107:113
Houston Rockets – Chicago Bulls 117:114
Memphis Grizzlies – Miami Heat 125:91
Milwaukee Bucks – Indiana Pacers 126:119
Golden State Warriors – New York Knicks 97:94
San Antonio Spurs – New Orleans Pelicans 119:115
Denver Nuggets – Washington Wizards 123:126