Kryesuesit e Cleveland humbasin edhe ndaj Clippers

Basketboll

Kryesuesit e Cleveland humbasin edhe ndaj Clippers

Më: 19 mars 2025 Në ora: 11:29
Pamje nga ndeshja

Humbja e dytë radhazi në NBA për kryesuesit e Cleveland, që sot u mundën 132-119 nga Clippers.

Ndeshje e komanduar nga kalifornianët, ku u dallua Kawhi Leonard me 33 pikë, mbështetur edhe nga Ivica Zubac me 28 pikë e 20 rebound.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Golden State, që falë 24 pikëve të Jimmy Butler mundi 104-93 Milwaukee.

Pavarësisht humbjes, skuadra e Bucks siguroi sot zyrtarisht kualifikimin në fazën play off në Konferencën e Lindjes.

Pa problem fiton ekipi i Boston, që mundi 104-96 Brooklyn, ndeshje ku diferencën e bëri Porzingis, autor i 25 pikëve dhe 13 rebound. Ndërsa ekipi i Atlanta mundi 134-102 Charlotte, sfidë ku diferencën e bëri Trae Young, autor i 31 pikëve.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Atlanta, 102-134

Boston – Brooklyn, 104-96

Golden State – Milwaukee, 104-93

Clippers – Cleveland, 132-119

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat