Përballjet vendimtare në Superligën Femrat

Basketboll

Përballjet vendimtare në Superligën Femrat

Më: 20 mars 2025 Në ora: 13:59
Ndeshjet

Superliga Femrat vazhdon me ndeshje interesante këtë fundjavë, ku zhvillohet java e 18-të.

Kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta, dhe çdo ndeshje bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Në parket zhvillohet luftë për çdo top dhe sekondë.

Derbi i javës do të luhet mes vendit të dytë dhe të tretë, ku Peja 03 dhe Prishtina do të përballen në një sfidë ku fitorja është e vetmja alternativë. Të dy skuadrat kanë nga 10 fitore dhe 7 humbje, duke e bërë këtë duel edhe më vendimtar.

Një tjetër sfidë interesante pritet të zhvillohet mes Bashkimit dhe Junior 06 Moni Bau, në derbin e qytetit në ‘Sezai Surroi’. Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e luftuar, me Bashkimin që kryeson me 17 fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa Junior 06 ka 5 fitore dhe 12 humbje.

Në Mitrovicë, Trepça do të ndeshet me Penzën, në një duel ku të dyja skuadrat synojnë fitoren. Trepça ka regjistruar 2 fitore dhe 15 humbje deri më tani, ndërsa Penza ka 8 fitore dhe 9 humbje.

Superliga e Femrave - Java 18

 KBF Prishtina - KBF Peja 03
 KBF Bashkimi - KBF Junior 06
 KBF Penza - KBF Trepça

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat