Deklarata që kishte bërë bujë e Tajar Rifatit: Drejtori serb paska qenë prezent!

Basketboll

Deklarata që kishte bërë bujë e Tajar Rifatit: Drejtori serb paska qenë prezent!

Nga: K. Goca Më: 1 prill 2025 Në ora: 15:59
Tajar Rifati

Është interesant fakti kur kthehemi në kohërat e vështira, të viteve të 90-ta padyshim se duhet kujtuar edhe një deklaratë të Tajar Rifatit, si kryetar i Komisionit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kjo deklaratë ishte botuar me 21 tetor të vitit 1996 në revistën “Top Sport”.

Duhet theksuar se Tajar Rifati ka dhënë shumë për basketbollin, së pari si basketbollist, pastaj si Komisar i Garave i Garave, anëtar i bordit të FBK-së dhe në shumë çështje tjera në të mirë të këtij sporti. 

Rifati tash e nëntë vite ka ndërruar jetë por puna e tij që ka bërë për basketbollin dhe sportin gjtihmonë janë në kujtesin e secilit dashamirë të sportit.

Rrugës së tij sot po shkojnë i biri Arbnori dhe e bija Anduena. 

Tajar Rifati njihej për qetësinë e tij, humanist dhe një burrë trim që se kishte shoqin.

Çfarë kishte deklaruar Rifati pas rrahjes masive në Prizren mes basketbollistëve të Bashkimit dhe Pejës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës?

“Në bazë të deklaratave të personave zyrtar, pas shpërthimit të përleshjes ka pas ndërhyrje të shikuesve.

Në qetësimin e situatën ndikuan personat zyrtar të të dy ekipeve. Referët gjer sa ishin tërheq për një moment, për të vendosur për shqiptimin e dënimeve, arsimtari i edukatës fizike të asaj shkolle ku u zhvillua ndeshja (Agron Çeku) i mllefosur për kët incident, si dhe shkaku se drejtori serb i asaj shkolle paska qenë prezent, i mbledhi pajisjet dhe urdhëron të dy taborreve që ta braktisin sallën - gjë që këtë edhe e bënë, kur dalin referët shohin se akterët e ndeshjes nuk ndodhen në sallë, dhe për këtë arsye vendosin që ndeshja të ndërprehet, edhe pse sipas rregullores së lojës (Neni 55, rrahja), ndeshja ka dashtë të vazhdoj pa ata aktor që kanë marrë pjesë në rrahje.

Meqë dihet se në çfarë rrethana dhe kushte jemi diuke i organizuar ndeshjet, kemi marrë të arsyeshme gjestin e arsimtarit dhe në bazë të Nenit 55 tër regullave të lojës, si dhe në bazë të Nenit 24 të propozicioneve të garave, gjyqtari i parë vendos për ndërprerje të ndeshjes, e këtë nuk e ka bërë, por e ka ndërpre për shkal të situatës së përshkruar më më parë”, kishte thënë mes të tjera Rifati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat