Emërohen përzgjedhësit e Kosovës

Basketboll

Emërohen përzgjedhësit e Kosovës

Më: 1 prill 2025 Në ora: 16:29
Lojtarët e Kosovës

Emërohen përzgjedhësit e Kosovës për grupmoshat e reja te meshkujt

Duke u bazuar në nenin 24 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në përputhje me rregulloret në fuqi, Bordi i FBK-së pas shqyrtimit të propozimit të paraqitur nga Drejtori i Kombëtares së Kosovës për emërimin e trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja (Meshkujt), merr këtë:

VENDIM

Miratohet propozimi për emërimin e trajnerëve të kombëtares së të rinjve të Kosovës (Meshkujt) si më poshtë:

Përfaqësuesja U20 M

Kryetrajner: Andin Rashica

Ndihmëstrajnerë: Endrit Elshani dhe Egzon Uka

Përfaqësuesja U18 M

Kryetrajner: Dion Pllana

Ndihmëstrajner: Defrim Hashani

Përfaqësuesja U16 M

Kryetrajner: Gyltekin Selimi

Ndihmëstrajnerë: Laurant Ibrahimi dhe Vigan Radoni

Drejtori i Kombëtares së Kosovës obligohet që të informojë trajnerët e emëruar dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për implementimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi nga data e miratimit nga Bordi i FBK-së.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës pritet shumë shpejt të emërojë edhe shtabet teknike te vajzat U16 dhe U18.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat