Bashkimi triumfon në kryeqytet

Basketboll

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Më: 3 prill 2025 Në ora: 22:21
Bashkimi

Bashkimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 80:88 (17:16, 29:24, 17:29, 17:19).

Një fitore e madhe e për të siguruar njëkohësisht kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Rashid Mahalbashiq kishte 18 pikë e katër kërcime për vendasit, ndërsa te mysafirët Wendell Green kishte 27 pikë, Mack Smith 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Erik Copes 17 pikë e tetë kërcime.

Pas 27 xhirosh, Sigal Prishtina ka 16 fitore e 11 humbje, ndërsa Bashkimi 19 fitore e tetë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat