Vëllaznimi pëson humbje për dy pikë në Prishtinë

Basketboll

Vëllaznimi pëson humbje për dy pikë në Prishtinë

Nga: K.G. Më: 9 prill 2025 Në ora: 21:16
Pamje nga ndeshja

Klubi i basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova sonte ka pësuar humbje për dy pikë (71:69) në kryeqytet nga Sigal Prishtina, në ndeshjen e parë të play-off-it të çerekfinales së Kampionatit të Kosovës.

Daniel Lekndreaj ishte më i miri te vendasit me 18 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët Don Polloshka kishte 13 pikë e shtatë asistime.

“Përkundër luftës së madhe deri në çastet e fundit, ndeshja e parë ndaj Prishtinës nuk përfundoi ashtu siç deshtën.

Djemtë tanë treguan karakter, luftë dhe zemër, duke mbajtur tentuar për fitore deri në sekondat e fundit të sfidës. 

Tani fokusi zhvendoset te ndeshja e dytë që luhet këtë vikend – një përballje që vlen shumë për ekipin tonë dhe që kërkon përkrahjen e çdo kuqezi nga Jakova.

E dimë çka mund të bëjmë kur jemi të gjithë bashkë”, shkruan në faqen KB Vëllaznimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat