Kerasan fiton Kupën në Superligën U16

Basketboll

Kerasan fiton Kupën në Superligën U16

Më: 15 prill 2025 Në ora: 14:43
Kerasan

Kerasan është fitues i Kupës së Kosovës për Superligën U16 në konkurrencën e meshkujve.

Skuadra prishtinase shënoi fitore në finale ndaj Borea-s në Pejë me rezultat 73:70.

Medaljet për skuadrat finaliste i ndan Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtori i kombëtares së Kosovës, Adriatik Rraci dhe Anëtari i Bordit të FBK-së, Dardan Kasapolli.

Kupën skuadrës fituese ia ndau Rraci, derisa MVP është shpallur Blin Aliu i Kerasan-it, çmim që iu nda nga Kasapolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat