Teuta finalistja e dytë

Basketboll

Teuta finalistja e dytë

Më: 20 prill 2025 Në ora: 23:45
Pamje nga ndeshja

Teuta është skuadra e dytë finaliste e play off-it në basketboll për meshkuj. Në gjysmëfinalen e katërt luajtur në Fier, skuadra durrsake fitoi 69-66 ndaj Apolonisë.

Falë këtij suksesi, Teuta arriti të mundë 3-1 me ndeshje rivalët fierakë, duke dalë në finale, ku prej disa ditësh është kualifikua Besëlidhja (mundi 3-0 me ndeshje Vllazninë).

Ndeshja e luajtur në Fier ishte mjaft e fortë, e dueluar deri në fund. 20 minutat e para mbyllen në barazim 37-37, por në periodën e tretë vjen shkëputja e miqve.

Teuta udhëheq 60-54 pas përfundimit të cerekut të tretë, avantazh që e ruan deri në fund, pavarësisht përpjekjeve që bëjnë lojtarët e Apolonisë.

Morton me 19 pikë e Powell me 18 pikë ishin dy më të mirët për durrsakët, ndërsa për Apoloninë u dallua Kaboza me 16 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Nd.1, Teuta – Apolonia, 83-82

Nd.1, Besëlidhja – Vllaznia, 78-65

Nd.2, Apolonia – Teuta, 83-71

Nd.2, Vllaznia – Besëlidhja, 74-92

Nd.3, Teuta – Apolonia, 82-81

Nd.3, Besëlidhja – Vllaznia, 95-79 (3-0)

Nd.4, Apolonia – Teuta, 66-69 (1-3)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat