Turp i madh në Prizren, rrahje

Basketboll

Turp i madh në Prizren, rrahje

Më: 27 prill 2025 Në ora: 21:31
Pamje e turpit

Ndeshja mes KB Bashkimit dhe KB Pejës është shtyrë për disa minuta.

Kjo pasi në palestër ka nisur një kacafytje mes tifozëve të klubit nga Prizreni dhe lojtarëve të Pejës.

Ndeshja ka shkuar në vazhdime dhe ishin pak sekonda pa u mbyllur.

Ndeshja vazhdoi pas disa minutave.

Bashkimi pas vazhdimeve arriti fitore ndaj Pejës me rezultat 84:78 (17:17, 12:17, 23:16, 17:19, 15:9). 
Tashmë Portokallezinjtë po udhëheqin 2:1 në serinë gjysmëfinale. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat