Statistikat mes Trepçës dhe Bashkimit

Basketboll

Statistikat mes Trepçës dhe Bashkimit

Më: 6 maj 2025 Në ora: 16:24
Pamje nga ndeshja

Finalja e dytë e “Play-off”-it zhvillohet të mërkurën mbrëma në Mitrovica.

Trepça dhe Bashkimi përballen në një sfidë interesante, ku garat e rregullta i përfunduan në pozitën e dytë, përkatësisht të parë.

Edhe në statistika këto dy skuadra janë përafërsisht të njëjta.

Nga 33 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Trepça ka shënuar 81.03 pikë, kurse Bashkimi 80.3.

Në kërcime, mitrovicasit kanë 41.09 për ndeshje, kurse prizrenasit 39.33.

Sa i përket asistimeve, ‘Xehetarët’ kanë 17.76 për ndeshje, ndërsa Portokallezinjtë 19.21.

Trepça ka 1.82 bllokada për ndeshje, ndërsa Bashkimi 3.27.

Ndërkohë, sa i përket topave të vjedhur, mitrovicasit kanë 7.06 për ndeshje, kurse prizrenasit 7.94.

Statistikat

Trepça Bashkimi

Ndeshjet 33 33

Pikët 81.03 80.3

Kërcimet 41.09 39.33

Kërcimet në sulm 13.15 12.09

Kërcimet në mbrojtje 27.94 27.24

Asistime 17.76 19.21

Bllokadat 1.82 3.27

Topa të vjedhur 7.06 7.94

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat