Indiana mund sërish Cleveland në sekondën e fundi

Basketboll

Indiana mund sërish Cleveland në sekondën e fundi

Më: 7 maj 2025 Në ora: 11:23
Pamje nga ndeshja

Indiana befason Cleveland edhe në gjysmëfinalen e dytë play off në Konferencën e Lindjes, duke fituar 120-119 në sekondat e fundit dhe udhëheq 2-0 serinë. Edhe pse Cavaliers i luajtën në fushën e tyre këto dy ndeshje i humbën të dyja.

Një ndeshje dramatike, me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 12 pikë. Nesmith the Turner me 23 pikë secili ishin më të mirët, ndërsa 48 pikët e Donovan Mitchell për Cleveland mbetën për statistikë.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Golden State fitoi 99-88 në fushën e Minnesota dhe udhëheq 1-0 serinë. Lodhja e 7 ndeshjeve çerekfinale nuk u ndie te skuadra e Warriors, ku u dallua Hield me 24 pikë.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Cleveland – Indiana, 119-120 (0-2)

Boston – New York, (0-1)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Oklahoma – Denver, (0-1)

Minnesota – Golden State, 88-99 (0-1)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat