Gostivari siguron mbijetesën, Shkupi bie nga liga

Basketboll

Gostivari siguron mbijetesën, Shkupi bie nga liga

Nga: K.G. Më: 10 maj 2025 Në ora: 18:51

Të gjitha dilemat janë zgjidhur në play -off të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në basketboll.

Gostivari pas triumfit të sotëm në transfertë kundër Vardarit, shmangu përfundimisht vendin e parafundit në tabelë dhe siguroi mbijetesën në elitë.

Vardari, me vetëm një fitore gjatë gjithë sezonit (ndaj Shkupit në fazën eliminatore), ka kohë që ka rënë nga liga elitare, dhe triumfi i Gostivarit do të thotë që Shkupi është klubi i dytë që kalon në një kategori më të ulët këtë verë.

Një lajm i keq për skuadrën  shqiptare, Shkupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat