Vendimet e Bordit të FBK-së

Basketboll

Vendimet e Bordit të FBK-së

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 13:25
Pamje nga një ndeshje

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e mbajtur më 19 qershor 2025, në Prishtinë, ka shqyrtuar përmbylljen e garave në të dy konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë për edicionin 2024/25, si dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

Pas diskutimeve të zhvilluara, Bordi i FBK-së ka marrë këto vendime:

Miraton raportin e punës për edicionin 2024/25 në të dy konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë.

Vendos të vazhdojë fuqishëm diskutimet me grupet e interesit për përgatitjen sa më të mirë të edicionit të ri të garave 2025/26.

Vendos të angazhohet me të gjitha grupet e interesit në basketbollin e femrave dhe më gjerë për të gjetur mënyra për rritjen e cilësisë dhe interesimit në të gjitha aspektet në Superligën e Femrave, si dhe të rishikojë formatin dhe strukturën e garave të tjera në këtë konkurrencë.

Miraton në parim propozimin për hapat e radhës të FBK-së në kuadër të përgatitjeve me ekipet kombëtare të 3x3 për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat