Lubomir Minchev do të drejtojë klubin Bora nga Prishtina.
Klubi i basketbollit Bora ka njoftuar për emërimin e tij, sipas tyre kanë synime të mëdha në edicinin e ri të Superligës së Kosovës.
“Njoftojmë emërimin e trajnerit të njohur bullgar Lubomir Minchev si kryetrajnerin e ri të klubit tonë!
Me përvojë të gjatë në basketbollin evropian dhe suksese të shumta si trajner i Kombëtares Bulgarise dhe klubeve elitare, Minchev sjell profesionalizëm, disiplinë dhe vizion të qartë për ngritjen e ekipit tonë në një nivel më të lartë.
Synimet janë të mëdha dhe me Minchev në krye, jemi të bindur se do të ndërtojmë një ekip konkurrues dhe të përkushtuar për suksese”, njofton KB Bora.