Klubi me renome i basketbollit, Bashkimi nga Prizreni, ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Igor Jovoviq merr timonin e skuadrës prizrenas.
Bashkimi ka synime të mëdha për edicionin e ri.
“Klubi Basketbollistik Bashkimi ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Igor Jovoviq si trajneri i ri për sezonin 2025/2026!
Trajneri me përvojë të gjerë ndërkombëtare, Jovović sjell me vete një CV mbresëlënëse:
Buduçnosti Voli (2012–2016): Trajner i parë për 3 vite, 6 trofe të fituar dhe 2 herë gjysmëfinalist i ABA League (2012 & 2015).
Mitteldeutscher BC (2016–2018): Kampion i ProA dhe promovim në Bundesligën Gjermane (BBL).
Zielona Góra (2018–2019): Trajner në elitën e basketbollit polak.
Bayern Munich (2019–2020): Ndihmës trajner në BBL dhe EuroLeague.
Telekom Baskets Bonn (2020–2021): Trajner i parë në BBL Bundesligën gjermane.
Syntainics MBC (2021–2023): Trajner i parë për dy sezone në BBL Bundesligën gjermane.
Kazma SC Kuwait (2024/25). Trajner i parë në klubin nënkampion të Kuvajtit”, njofton klubi prizrenas.