Kuqezinjtë e vegjël mbeten jashtë podiumit në turneun e Shkodrës

Basketboll

Kuqezinjtë e vegjël mbeten jashtë podiumit në turneun e Shkodrës

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 11:27
Pamje nga ndeshja

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës u zhvilluan ndeshjet e Divizionit C të Kampionatit Europian U-16 për djem. Ky event u organizua nga FSHB.

9 ekipe pjesëmarrëse mes të cilave është Shqipëria, që u rendit në vendin e katërt.

Kuqezinjtë, edhe pse dolën në gjysmëfinale, nuk mundën të marrin një medalje.

Në këtë turne, kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Elidon Beqo arriti dy fitore e 3 humbje. Kuqezinjtë e vegjël fituan dy ndeshjet e para në grup, ndaj Maltës e Moldavisë.

Më pas erdhën tri humbje radhazi, ndaj Armenisë po në grup, ndaj Luksemburgut në gjysmëfinale dhe sërish ndaj Armenisë në takimin për vendet 3-4. Gjithsesi, ky event mbetet një përvojë e mirë për djemtë e vegjël.

Ndeshjet e Shqipërisë

Gr.A, Shqipëri – Maltë, 87-49

Gr.A, Shqipëri – Moldavi, 60-58

Gr.A, Shqipëri – Armeni, 63-97

1/2 finale

Shqipëri – Luksemburg, 69-108

Vendet 3/4

Shqipëri – Armeni, 78-118

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat