Ja kush ia la nofkën Lepa Brena e Kosovës! 

Basketboll

Ja kush ia la nofkën Lepa Brena e Kosovës! 

Nga: K. Goca Më: 2 gusht 2025 Në ora: 19:07
Anduena Rifati!

Ka qenë prej basketbollisteve më të mira në Kosovë!

Është fjala për ikonën e basketbollit nga qyteti i Prizrenit, Anduena Rifati!

Për habi, numri 13-të që e barte në fanellë si basketbolliste e Bashkimit, ka lidhshmëri edhe me diçka tjetër.

Image

Prizreni e njohin me nofkën si Lepa Brena e Kosovës!

Si i mbeti kjo nofkë? 

Image

““Në moshën 13-vjeçare, kur gjyshja ime e ndjerë tashmë e sa vite, Nekije Perolli, mu drejtua: ‘Ti je si Lepa Brena moj mbesa ime’.

 Që nga ai moment, nofka mu ngjit dhe mbeti pjesë e imja. ‘U habita kur më tha kështu,”,  - kujton Anduena. 

“Më vonë, edhe kolegët e punës më uruan datëlindjen me këtë nofkë, me një tortë ku ishte shkruar: “Lepa Brena. Nuk më bën nervoz asnjëherë kjo nofkë sepse ajo është këngëtare boshnjake””, tregon Anduena.

Duhet theksuar se Lepa Brena është këngëtare boshnjake me emrin e vërtetë Fahreta Jahiq. 
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat