Sveçla provon lojën e Streetball në veri të Mitrovicës

Basketboll

Sveçla provon lojën e Streetball në veri të Mitrovicës

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 19:55
Pamje nga gara

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e kishte veshur fanellën e klubit të basketbollit Trepça të dielën.

Ai ka luajtur Streetball në sheshin e Mitrovicës së Veriut në një organizim që është zhvilluar nën prezencën e Policisë së Kosovës.

Organizimin e këtij aktiviteti e ka bërë Mitrovica. 

Këtë e ka bërë përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me basketbollistin Drilon Hajrizi dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat