Kombëtarja e Gjeorgjisë është kualifikuar në çerekfinale të Eurobasket, pasi mposhti Francën.
Basketbollistët e Gjeorgjisë ishin më në formë sot, duke fituar ndaj “Gjelave” me rezultatin 70:80..
Basketbollisti më i mirë në fushë ishte Baldwin, i cili shënoi 24 pikë, bëri katër kërcime dhe dy asiste.
Te Franca më i miri në fushë ishte Francisco me 14 pikë, katër kërcime dhe tri asiste.
Në raundin çerekfinal, Gjeorgjia do të luajë ndaj Finalndës – që mbrëmë eliminoi Serbinë.