Sophie Rain, krijuesja e përmbajtjeve dhe gruaja më e paguar në platformën OnlyFans, ka festuar 21-vjetorin e saj në Las Vegas në shoqërinë e legjendës së NBA-së, Shaquille O’Neal.
Modelja 1.67 metra e gjatë publikoi një foto që u bë virale, ku shihet ulur në prehrin e Shaq (2.16 m) në Encore Beach Club. Përveçse festoi, Sophie ndau me ndjekësit edhe një video ku shijonte atmosferën ndërsa O’Neal performonte si DJ.
Rain, e cila ka fituar mbi 82 milionë dollarë nga OnlyFans, është përfshirë së fundmi në një debat publik pas kritikave që mori nga basketbollisti i Denver Nuggets, Michael Porter Jr. Ky i fundit e cilësoi “patetik” faktin që burrat shpenzojnë shuma të mëdha për përmbajtje për të rritur.
Përgjigjja e Sophie Rain u bë virale:
“Është interesante si burrat mund të driblojnë një top dhe të marrin çeqe prej 30 milionësh pa u konsideruar patetikë. Por kur një grua ndërton një biznes nga e para dhe fiton disa ‘MVP’, papritur lind një krizë morale”.
Deklarata e saj ndezi diskutime për pagat, moralin dhe standardet e dyfishta mes sportistëve dhe grave që krijojnë biznesin e tyre në internet.
Ndërkohë, festa e saj madhështore me Shaq i dha jehonë edhe më të madhe profilit të saj publik, duke e konfirmuar si një nga figurat më të komentuara të momentit në mediet ndërkombëtare.