Skuadra e Flamurtarit fitoi Superkupën në basketboll për femra për vitin 2025.
Në finalen e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet, skuadra vlonjate fitoi 79-69 ndaj Tiranës.
Një ndeshje e komanduar nga skuadra kampione, që u shkëput 30-13 që në periodën e parë, duke e administruar më pas avantazhin deri në fund.
Përpjekjet e bardhebluvë eishin të vakta, pa forcën e duhur.
Brisker me 267 pikë e 17 rebound ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin, mbështetur nga Henderson me 16 pikë e 13 rebound. Jacobson për Tiranën realizoi 20 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.