Nga përvoja si gjyqtar i basketbollit në zejen e trajnerit dhe tani edhe në aktrim.
Është fjala për Arbnor Rifatin, aktualisht trajner i Proton Cable Prizreni.
Rifati thotë se edhe me aktrim i shkon jashtëzakonisht mirë dhe me rol të veçantë, “Prokurori’.

Pamje nga filmi
Trajneri i basketbollit, i njohur si ‘Special one’, synon të jetë i suksesshëm edhe në aktrim.
Rifati ka luajtur në filmin “Zemrat e lënduar”!
Si lindi ideja për aktrimin?
“Produksioni në fjalë zyrtarisht ka hyrë si sponsor multimedial në klubin tonë Proton Cable Prizreni dhe me bërën ftesë te jem pjesë e projektit tyre që më shumë kënaqësi kam pranuar ofertën e tyre dhe po ndihem shumë mirë”, thotë Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”.
A është vështirë të jesh në profesionin e ri, në botën e aktrimit?
“E luaj rolin e prokurorit.
Nuk mundem me thënë që është lehtë, por ka kohë të gjatë që jam fytyrë publike e në TV dal shpesh dhe nuk e pata problem me u integruar”, thotë Rifati.