Adis Beçiragiq jep dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të Bosnjë e Hercegovinës

Basketboll

Adis Beçiragiq jep dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të Bosnjë e Hercegovinës

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 17:19
Adis Beçiragiq

Pas tre vitesh në krye të përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës në basketboll, trajneri Adis Beçiragiq ka vendosur të tërhiqet nga detyra.

Vendimi i tij vjen menjëherë pas përfundimit të Eurobasketit, ku Bosnja regjistroi një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj.

Siç raporton portali Klix.ba, Beçiragiq ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen në Federatën e Basketbollit të Bosnjës, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e përfaqësueses.

Në letrën drejtuar Bordit Drejtues, trajneri  përmendi arsyet shëndetësore dhe ngarkesën psikologjike si faktorët kryesorë që e shtynë drejt këtij vendimi\.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat